Bota

Një vit pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, sulmi i Arabisë Saudite vazhdon akoma

3 Tetor 2019, 14:22 Nga DOSJA
Një vit pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, sulmi i Arabisë

SHBA –Ka kaluar plot një vit nga vrasja e gazetarit saudit, Xhamal Kashogi ku çështja e tij po përflitet në të gjithë botën, teska po mbahet  një ceremoni solemne në Washington.  Aty kanë marrë pjesë  11 anëtarë të Kongresit amerikan.

Por kujtojmë që prej vitit të kaluar ku Kashogi humbi  jetën, anëtarët e Kongresit amerikan janë përplasur disa  herë me Presidentin Donald Trump, ku kanë votuar për ndalimin e shitjeve të armëve në Arabinë Saudite.

Jim McGovern, një prej kongresmenëve demokratë ka deklaruar se Trump nuk  pranon të akuzojë vrasësin e gazetarit saudit.

“Nuk duhet t’u shesim armë apo t’u japim ndihmë ushtarake. Kjo duhet të jetë pasoja. Dhe ka një shumicë dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat që po i dërgon presidentit ligje për të kufizuar disa shitje armësh dhe presidenti ka vendosur veton ndaj tyre…”-u shpreh ai.

“Është një ekuacion i thjeshtë për mua. Unë besoj tek ‘Ta bëjmë Amerikën Madhështore Përsëri’ dhe tek ‘Së pari Amerika’”, ka thënë ai.

“Mendoj se Sekretari Pompeo dhe Presidenti Trump i kanë bërë llogaritë e tyre përsa i takon Arabisë Saudite…Arabia Saudite është angazhuar aktivisht në një konflikt në Jemen, praktikisht me mbështetjen e një çeku të bardhë nga Shtetet e Bashkuara”, thotë Kelly Magsamen.

“Por rezultati përfundimtar është që marrëdhënia strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite sot varet më shumë nga vendimi personal i presidentit të Shteteve të Bashkuara, sesa nga vlerësimi institucional i rëndësisë së kësaj marrëdhënieje për interesat e sigurisë kombëtare amerikane dhe atyre strategjike në Lindjen e Mesme”.– është shprehur  ekspertja e Lindjes së Mesme, Yasmine Farouk, ku  thekson se vetë Trump është ai që po ndikon në çështjen e vrasjes së gazetarit saudit, Khashoggi.

Burimi: USATODAY

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump xhamal kashogi donald trump xhamal kashogi

Sondazh

Poll