Bota

Gjesti i pafjalë/ Burri përqafon në gjykatë vrasësen e vëllait të tij

3 Tetor 2019, 10:56 Nga DOSJA
Gjesti i pafjalë/ Burri përqafon në gjykatë vrasësen e

DALLAS – Amber Guyager, 31 vjeç u dënua nga gjykata e Dallasit me 10 vite heqje lirie, për arsyen e vrasjes së një 26-vjeçari.

Amber, tashmë një ish oficere policie deklaroi se ajo e vrau 26-vjeçarin duke e qëlluar me armën e saj të punës, pasi e kishte gjetur atë në shtëpinë e saj dhe kishte menduar se ai ishte nje kriminel.

Botham Jean është emri i 26-vjeçarit, për vdekjen e së cilit u bë një gjyq që zgjati plotë 7 ditë.

Ish oficerja e policisë, pranoi fajin dhe tha se ajo kishte qëlluar një njeri të pafajshëm, dhe pse çdo gjë kishte ndodhur padashur, ajo u shpreh se e meritonte dënimin dhe do ta kryente atë me dëshirë të plotë.

Vëllai i 26-vjeçarit i cili ka ndjekur me ankth çdo seance gjyqësore, në një dëshmi emocionale u shpreh se ai mendonte që oficerja ishte një njeri i mirë, dhe se vëllai i tij u gjet në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Më pas gjykata është shtangur, kur pa se vëllai i viktimës është çuar dhe i ka dhënë një përqafim 31-vjeçares të akuzuar për vrasjen e vëllait të tij.

Burimi: Washington Post

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota botham jean dallas momente prekese botham jean dallas momente prekese

Sondazh

Poll