Bota

Sulmoi 3 policët me thikë mes tyre dhe një femër, mbeten katër të vrarë në Paris

3 Tetor 2019, 12:38 Nga DOSJA
Sulmoi 3 policët me thikë mes tyre dhe një femër, mbeten

FRANCË- Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia franceze pasi sulmoi oficerët me thikë para selisë së policisë në Paris, kanë raportuar mediat e huaja.

Sulmuesi që u ka marrë jetën katër policëve, nuk është identifikuar akoma, por dyshohet që të jetë një prej punonjësve të policisë , ku më vonë edhe ai është qëlluar.

Sulmi vjen një ditë pasi policia hyri në grevë nëpër Francë për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve.

Ngjarja e rëndë  ka ndodhur rreth orës 13:00 me kohën lokale (11:00 GMT; 12:00 BST). Sulmuesi thuhet se ka hyrë në ndërtesë dhe direkt në zyrën e tij, ku ai ka nisur  të sulmonte kolegët me thikë.

Ndërsa zyra e zëdhënësit të forcës policore në Paris nuk ka komentuar asgjë në lidhje me këtë çështje.

Presidenti Emmanuel Macron, Kryeministri Edouard Philippe dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner kanë shkuar në rrjetet sociale për ngjarjen e hidhur.Mes  katër  viktimave, janë  tre burra dhe një grua.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 4 të vdekur paris policia 4 të vdekur paris policia

Sondazh

Poll