Bota

Pamje të rënda/ Të burgosurit shtrihen lakuriq dhe rrihen në mënyrë barbare

3 Tetor 2019, 11:38 Nga DOSJA
Pamje të rënda/ Të burgosurit shtrihen lakuriq dhe rrihen në

VENEZUELË – Ish-kryeparlamentari Europian Antonio Tajani, u ka bërë thirrje forcave ndërkombëtare për ndërgjegjësim dhe reagim ndaj regjimit venezuelas.

Regjimi i presidentit Nikolos Maduro, është i shumë kritikuar nga vendasit e Venezuelës, por jo vetëm, për trajtimet ç’njerëzore dhe aspak humane që i bëhet të burgosurëve nëpër burgje.

Kohët e fundit, në rrjet është shpërndarë një video ku shikohen qartë disa të burgosur, të cilët janë lakuriq dhe të shtrirë në dyshemenë e burgut, me duart pas qafe.

Në video shikohen edhe disa pula, të cilat mesa duket hanë ushqimin e hedhur në trupat e të burgosurëve.

Burimet tregojnë se kjo është një torturë e cila i ndodh të burgosurve disa herë në javë,  ndërsa gjenden lakuriq të shtrirë në tokë, ata edhe goditen nga oficerët e policisë me dërrasa apo shkopa gome.

Kjo është diçka e papranueshme për kohën që jetojmë sot, dhe organet kopetente kombëtare dhe ndërkombëtare duhet ta ndalin trajtimin e të burgousrëve në këtë mënyrë, me çdo kusht.

Burimi: Daily Mail Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dhune ekstreme ne burgjet e venezueles venezuele dhune ekstreme ne burgjet e venezueles venezuele

Sondazh

Poll