Bota

Koreja e Veriut provokon sërish, teston modelin e ri të raketave pak ditë pas bisedimeve bërthamore me SHBA

3 Tetor 2019, 12:51 Nga DOSJA
Koreja e Veriut provokon sërish, teston modelin e ri të raketave pak

SHBA –Ndërkohë që sitauta mes fuqive më të mëdha botërore është teje delikate Koreja e Veriut ka konfirmuar se testoi një lloj të ri të një rakete balistike, një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që ka realizuar që nga maji i këtij viti.

Raketa, e cila ishte në gjendje të mbante një armë bërthamore  ishte prova e 11-të e Veriut këtë vit.

Por kjo, e shkrepur nga një platformë në det, ishte në gjendje të niste nga një nëndetëse.

Të qenurit i aftë për nëndetëse është i rëndësishëm pasi do të thotë që Koreja e Veriut mund të lëshojë raketa shumë larg territorit të saj.

Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, raketa fluturoi rreth 450 km (280 milje) dhe arriti në një lartësi prej 910 km para se të binte në det.

Kjo do të thotë se raketa fluturoi dy herë më lart se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, por testet e mëparshme të Koresë së Veriut kanë shkuar më lart.

Testi erdhi disa orë pasi Koreja e Veriut tha që bisedimet bërthamore me SHBA do të rinisnin.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hedh raketat e reja koreja e veriut provokon shba hedh raketat e reja koreja e veriut provokon shba

Sondazh

Poll