Bota

Kina krijon aeroportin më të madh në botë, sa 98 fusha futbolli së bashku

3 Tetor 2019, 12:02 Nga DOSJA
Kina krijon aeroportin më të madh në botë, sa 98 fusha

KINË – Vetëm përpara pak ditësh, u hap në Bejing, aeroporti më i madh në botë.

Aeroporti quhet ‘ Aeroporti internacional i Daxing , Bejing’ dhe krijimi i tij kap një vlerë prej afro 68 miliardë euro.

Ceremonia e hapjes së aeroportit, u krye nga presidenti i vendit, Xi Jinping i cili ndihej shumë krenar për projektin e ri.

Në formën e një ylli deti, aeroporti më i ri ka një sipërfaqë prej 700.000 km, dhe mendohet të bëhet një nga aeroportët më të populluar në botë .

Në të mendohet të qarkullojnë rreth 40 milionë njerëz në vit, dhe pas vitit të parë kjo shifër mendohet të arrijë në 100 milionë.

Arkitektja Zaha Hadid, e cila ka krijuar projektin e aeroportit, tha se ai është i bazuar në motivet dhe format tradicionale kineze, gjithashtu çdo gjë është projektuar në mënyrë që t’u harxhojë njerzëve sa më pak kohë për të shkuar nga një portë në një portë tjetër.

Edhe pse aeoroporti ka përmasat e 98 fushave futbolli së bashku, arkitektura perfekte dhe forma e tij, bën të mundur që distanca nga porta hyrëse për në portën më të largët të check in-it, të jetë vetëm 8 minuta.

Aeoroporti është i krijuar me solare diellore, dhe funksionon me energji të ripërtëritshme.

Për ndërtimin e tij nuk është përdorur asnjë material i cili dëmton ambjentin, por çdo material është natyror dhe i ripërtëritshëm.

Aeroporti gjithashtu mbledh të gjithë ujin e shiut që bie mbi të, dhe me anë të makinerive të ndryshme e pastron ujin e shiut, dhe e përdor atë për kauza të ndryshme siç është ujitja e tokave të thata në Bejing.

Burimi:Weforum

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aeroporti me i madh ne bote bejing kine aeroporti me i madh ne bote bejing kine

Sondazh

Poll