Bota

BRITANIA dërgon raketa me rreze të gjatë në Ukrainë, analistët: Moska është e shqetësuar, situata e luftës pritet të përshkallëzohet

Clarke thotë se është një vendim i guximshëm, ndërsa tashmë pritet lëvizja e Rusisë. 

12 Maj 2023, 19:25 Nga a.l
BRITANIA dërgon raketa me rreze të gjatë në Ukrainë,
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke deklaron se Moska është shfaqur e tensionuar pasi Britania e Madhe mori vendimin për të dërguar raketa me rreze të gjatë 'Storm Shadow' në Ukrainë, vendim i cili pritet të përshkallëzojë më tej konfliktin ushtarak mes dy vendeve. 

Duke reaguar ndaj një deklarate nga ministria e mbrojtjes e Rusisë, e cila e quajti masën një hap jashtëzakonisht armiqësor, Clarke thotë se vendimi i shqetëson rusët sepse raketat janë shumë të mira dhe mund të godasin çdo gjë.

"Asgjë nuk i rrëzon ata, kështu që natyrisht rusët janë të shqetësuar për këtë", tha ai. 

Clarke thotë se nuk është e re që Rusia ta cilësojë ndihmën e armëve për Kievin si një 'përshkallëzim' por në këtë rast, ky ishte qëllimi, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ben ëallace është shumë i qartë për këtë. Në Dhomën e Komunave... ai tha, po, ne po përshkallëzojmë sepse po shikojmë atë që po bëni. Ky është një mesazh për ju, Moskë," shton ai.

Clarke thotë se është një vendim i guximshëm, ndërsa tashmë pritet lëvizja e Rusisë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll