Bota

Agjencia e Akreditimit të Kosovës përjashtohet nga ENQA (Letra)

3 Tetor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Agjencia e Akreditimit të Kosovës përjashtohet nga ENQA (Letra)

KOSOVË- Agjencia Kosovare e Akreditimit është përjashtuar nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Kjo është bërë e ditur përmes një letre që i është dërguar dje ushtruesit të detyrës së AKA, Avni Gashit.

Sipas një letre që e ka publikuar kallxo.com, ENQA ka konstatuar se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbush rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit, raporton Ekspres.

Më tej ata përmendin mungesën e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA.

Pas shkarkimit arbitrar të bordit të AKA’së, në vitin 2018, në ENQA iu ndryshua statusi nga anëtare me të drejta të plota në anëtare që do t’i shqyrtohej pjesëmarrja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni agjencia kosovare e akreditimit avni gashi enqa agjencia kosovare e akreditimit avni gashi enqa

Sondazh

Poll