Bota

“Vetëvendosja ka marrë para nga Devollët”, Visar Ymeri komenton deklaratën e Krasniqit: S’kam kontrolluar gjithçka

3 Tetor 2019, 08:53 Nga DOSJA
“Vetëvendosja ka marrë para nga Devollët”, Visar

KOSOVË– Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Visar Ymeri, ka komentuar deklaratat e Florim Krasniqit në emisionin Pressing Zgjedhor, i cili tha se Devollët i kanë dhënë 20 mijë euro Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë komente Ymeri i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ymeri ka qenë ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje deri në vitin e kaluar kur zgjedhjet e brendshme bënë që të ketë largime nga ky subjekt politik.

Nuk kemi pasur bashkëpunim me Devollët”, u shpreh Ymeri.

“Nuk mund të flas për kohët shumë më të hershme. Sa kam qenë unë kryetar e kam drejtuar Lëvizjen Vetëvendosje në rrafshin politik. Nuk kam mundur të kontrolloj gjithçka. Sa isha kryetar çdo person kishte një pozitë të caktuar dhe detyrën e tij në të cilën nuk doja të përzihesha pasi mendoja se çdo person kishte punën e tij të cilën e bënte më së miri. Çdo person kishte një identitet të caktuar politik dhe e bënte punën e vet. Kjo ndikonte në rritjen e përkrahjes ndaj Lëvizjes”, tha Visar Ymeri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni florim krasniqi lëvizja vetëvendosje visar ymeri florim krasniqi lëvizja vetëvendosje visar ymeri

Sondazh

Poll