Politike

Vendoret 2023/ “Zgjedhjet, themeli i demokracisë”, mesazhi i ambasadës së SHBA: Do mbështesim vullnetin e popullit shqiptar

Por gjithashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë.

12 Maj 2023, 16:09 Nga k.m.
Vendoret 2023/ “Zgjedhjet, themeli i demokracisë”, mesazhi i
Ambasada e SHBA

TIRANË- Kur 2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit, vjen një reagim nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Në një mesazh në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ambasada e SHBA-ve thekson se zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare. Por gjithashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë.

"Të dielën qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre më themelore demokratike – të votojnë për liderët dhe të ardhmen e tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurojnë që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë nga Ambasada e SHBA-së, do të udhëtojnë në të gjithë vendin si vëzhgues të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Krerët e partive kishin detyrimin të propozonin kandidatë të pastër të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet t'i mbetet popullit. Siç kemi bërë në tre dekadat e fundit, Shtetet e Bashkuara mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për një demokraci të fortë,"-shkruhet në njoftimin e bërë nga ambasada. 

ambasada e shba zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll