Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i Santiago Malkos, akuza e re për Blendi Tetën

3 Tetor 2019, 12:36 Nga DOSJA
Detaje të reja nga ekzekutimi i Santiago Malkos, akuza e re për Blendi

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për ekzekutimin mafioz të ish-policit Santiago Malko, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Gazetarja Lala tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se personi i vetëm i arrestuar për krimin e rëndë, shtetasi Bledi Teta, nuk po hetohet nga policia vetëm për veprën penale të moskallëzimit të krimit, si në fillim, por tashmë ai është nën hetim edhe për veprën penale të vrasjes me paramendim.

Aktualisht dosja ka kaluar te Krimet e Rënda. Bledi Teta është i vetmi i arrestuar për ngjarjen. Teta po hetohet për vrasje të paramenduar, ndryshe nga më parë, që hetohej vetëm për moskallëzim të krimit. Rezulton se Teta është i lidhur ngushtë me personat e dyshuar për vrasjen e Malkos. Në kohën që kërkohej nga policia, ai është fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij, ndërsa ka aplikuar dhe për vizë për në Kubë”, tha gazetarja Lala.

Marrë nga Ballkan web

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko

Sondazh

Poll