Aktualitet

Apeli rrëzon ankimimin e Prokurorisë/ Shpall të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi

3 Tetor 2019, 11:34 Nga DOSJA
Apeli rrëzon ankimimin e Prokurorisë/ Shpall të pafajshëm

Tiranë- Gjykata e Apelit Tiranë ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi, për akuzat për fshehje pasurie dhe mospagim taksash. Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Prokurorisë, dhe ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Prokuroria ngriti akuzën se Taçi nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimi dhe taksash teksa ishte një nga administratorët e ARMO-s.

Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimtarinë e Armo-s për vitet 2011-2013. Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe e dërgoi çështjen në gjykim.

Ndërkohë që në një kohë kur ARMO nuk shlyente detyrimet tatimore me argumentin se nuk kishte likuiditet, u regjistruan tërheqje të konsiderueshme disa milionë euro nga llogaritë bankare të firmës, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Taçi u akuzua edhe nga autoritetet zvicerane për mashtrime me disa firma, por për momentin nuk dihet se si kanë përfunduar këto procedura.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rezart taçi shpallet i pafajshëm rezart taçi rezart taçi shpallet i pafajshëm rezart taçi

Sondazh

Poll