Aktualitet

E helmoi nusja/ Gjykata jep 8 muaj shërbim prove për burrin e Lirie Lamit i cili fshehu ngjarjen

3 Tetor 2019, 10:38 Nga DOSJA
E helmoi nusja/ Gjykata jep 8 muaj shërbim prove për burrin e Lirie

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për vrasjen e Lirie Lamit. Mësohet se është pushuar çështja për hoxhën Hysen Shehu, i cili ishte në dijeni të vrasjes së Liries nga nusja e djalit, Marjana Çmeta

Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë Agim Lami (burrin) dhe Arben Saliu (kushërinin), është vendosur 4 muaj burg, të cilat i konvertohen në 8 muaj shërbim prove.

Ngjarja:

Autorja e krimit Marjana Cmeta vrau vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, duke përdorur helmin e rëndë. Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin.

Ky i fundit, Hysen Shehu, e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami. Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë, ndaj dhe tani do të duhet të vuajnë dënimin, së bashku me të afërmin e Agimit, i cili ka qenë në dijeni të videos.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim lami helmoi vjehrren me fotoksine lirie lami agim lami helmoi vjehrren me fotoksine lirie lami

Sondazh

Poll