Aktualitet

U dënua për korrupsion, gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon t’i kthehen 30 mln lekët: I kisha marrë hua për kurim

3 Tetor 2019, 12:10 Nga DOSJA
U dënua për korrupsion, gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon

TIRANË- Pasi u dënua për korrupsion, gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon t’i kthehen 30 mln lekët e sekuestruara.

Ai është paraqitur tek Krimet e Rënda bashkë me avokatin Arben Prenga, ku edhe ka bërë kërkesën për kthimin e parave të sekuestruara.

Paratë i kisha marrë hua nga disa të afërm”, mësohet të ketë thënë gjyqtari Miri.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri. Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë hua nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkelqim miri shkelqim miri

Sondazh

Poll