Aktualitet

4 të arrestuar në Kukës, sekuestrohen 900 fishekë e 2 kallashnikovë, shkëmbim droge me armë (VD)

3 Tetor 2019, 10:40 Nga DOSJA
4 të arrestuar në Kukës, sekuestrohen 900 fishekë e 2

KUKËS– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi janë kapur me teksa po përpiqeshin të këmbenin një sasi droge me armë dhe municione luftarake. Dosja.al mëson se të rinjtë janë arrestuar në vendin e quajtur si “Qafë-Shllak”, vend në të cilin do të bëhej edhe shkëmbimi. Atyre iu sekuestruan rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Njoftimi i policisë Kukës

Vijon operacioni “Kopshti i Skacajve”
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Sekuestrohen drogë, armë zjarri e municione luftarake.
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar “Kopshti i Skacajve”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:

A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës. Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkembim droge me arme trafik droge shkembim droge me arme trafik droge

Sondazh

Poll