Aktualitet

Gomonet me drogë u mbushën në Vlorë, mediat greke nxjerrin detaje të reja: Heroinën e hodhën në det

3 Tetor 2019, 11:03 Nga DOSJA
Gomonet me drogë u mbushën në Vlorë, mediat greke nxjerrin

TIRANË– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me gomonet që u kapën të mbushura me 2.5 ton kanabis. Në artikullin e publikuar ditën e sotme shkruhet se gomonet ishin ngarkuar në qytetin e Vlorës dhe se destinacion kishin Turqinë.

Sipas medias greke “The Toc, marijuana do të shkëmbehej me 150 kg heroinë në Aivalin e Turqisë.

Të njëjtat burime shkruajnë se vlera e marijuanës së kapur në brigjet turke, ishte 3000-4000 euro për kg, ndërsa ajo e kapur në Greqi, kapte vlerën e 1000 eurove.

Gjithsesi dyshimet të forta hidhen për faktin se trafikantët shqiptarë mund ta kenë hedhur heroinën në një thellësi prej 300 metrash, pasi ata u ndoqën nga policia teksa po ktheheshin nga Turqia dhe e kishin bërë shkëmbimin.

Operacioni i kapjes së trafikantëve u zhvillua në ujërat greke, dhe ajo që ra në sy ishte fakti që shqiptarët kishin vendosur që të niseshin në një mot të vranët dhe me erëra të forta në mënyrë që të shmangnin kontrollet.

Droga ishte e fshehur në një shpellë në ishullin Piperi. Në pranga ranë 4 skafist shqiptarë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacion ne ujerat greke policia greke shkembim zjarri ne ujerat greke operacion ne ujerat greke policia greke shkembim zjarri ne ujerat greke

Sondazh

Poll