Aktualitet

Vidhet 2 herë brenda muajit parku i Ministrisë së Brendshme, Prokuroria nis hetimet, të përfshirë policët e turnit

3 Tetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Vidhet 2 herë brenda muajit parku i Ministrisë së Brendshme,

TIRANË- Duhet të ishte vendi më i sigurtë në Republikë, por Ministria e Brendshme ka rënë pre e grabitjes. 2 herë brenda 30 ditëve, është vjedhur parku i Ministrisë së Brendshme tek Rruga e Kavajës.

Vjedhja e parë ka ndodhur në fillim të muajit shtator, ndërsa e fundit, jo më larg se dje, më 2 tetor. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë marrë kondicionerë, printer, skanera, pjesë makinash dhe sende të tjera.

Sektori i SHCBA ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet. Dyshimet e para janë se vjedhja është realizuar nga policët e turnit, që kanë patur për përgjegjësi ruajtjen e Parkut, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Në lidhje me këto grabitje Policia njofton se janë vjedhur  pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për t’u asgjësuar.

(F.g;j.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vjedhja te ministria e brendshme vjedhja te ministria e brendshme

Sondazh

Poll