Bota

Vizita në Serbi/ Reagon Lajçak: Takimi i së hënës ndërmjet kryenegociatorëve, mundësi e mirë për hapa konkretë

Lajçak është shprehur se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm.

12 Maj 2023, 15:08 Nga f.i
Vizita në Serbi/ Reagon Lajçak: Takimi i së hënës
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç, Lajçak është shprehur se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm.

Në një postim në Twitter pas këtyre takimeve, zyrtari i BE-së tha se në këto takime është biseduar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u arrit më 18 mars në Ohër.

“Në Beograd, takova presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin Petar Petkoviq për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë”,- ka shkruar Lajçak në Twitter.

In Belgrade, I met with @predsednikrs @avucic and Director @PetkovicPetar to discuss the way forward on the implementation of the Agreement. The meeting of Chief negotiators next Monday is a good opportunity to agree on concrete next steps. pic.twitter.com/huoqdnlHpR
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 12, 2023

Sondazh

Poll