Bota

Sondazhi i 'Konfederatës Britanike të Sindikatave': 50% e grave në Birtani përballen me raste të ngacmimeve seksuale në punë

Sipas të dhënave të përftuara nga sondazhi, shumica e grave nuk raportojnë incidente sepse kanë frikë se nuk do të besohen ose mund të dëmtojë karrierën e tyre. 

12 Maj 2023, 14:46 Nga a.l
Sondazhi i 'Konfederatës Britanike të Sindikatave': 50% e
Foto ilustruese

BRITANI- Sipas një sondazi të publikuar së fundmi nga Konfederata Britanike e Sindikatave (TUC), zbulohet se 2 nga 3 gra të reja ose 50% e tyre janë përballur me raste të ngacmimeve seksual apo abuzimeve verbale në punë. 

Sipas të dhënave të përftuara nga sondazhi, shumica e grave nuk raportojnë incidente sepse kanë frikë se nuk do të besohen ose mund të dëmtojë karrierën e tyre. 

3 në 5 nga të anketuarit, duke u rritur në pothuajse 2 të tretat e grave të moshës 25-34 vjeç, thanë se kanë përjetuar ngacmim seksual, ngacmim ose abuzim verbal në punë.

Shumica e këtyre rasteve nuk ishin incidente të izoluara me më shumë se 3 në 5 gra që thonë se kanë përjetuar tre ose më shumë incidente të ngacmimit në punë, shkruajnë mediat e huaja. Sondazhi u publikua ndërsa TUC paralajmëroi se disa deputetë dhe lordë konservatorë po përpiqeshin të "sabotonin" ligjet e reja që synonin mbrojtjen e punëtorëve nga ngacmimet seksuale dhe sulmet në punë. 

ngacmim seksual

Sondazh

Poll