Bota

Policia italiane i gjen 60 gramë kokainë të fshehura në shtëpi, pranga 18-vjeçarit shqiptar

Në ambientet e shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan gati 60 gramë kokainë, të fshehura në vende të ndryshme, disa tashmë të ndara në doza, 1500 euro dhe gjithçka e nevojshme për ambalazhim

12 Maj 2023, 14:44 Nga m.s
Policia italiane i gjen 60 gramë kokainë të fshehura në
droga dhe parate e sekuestruara

ITALI- Shtëpia e një 18-vjeçari shqiptar në Itali ishte kthyer në një vend për trafik droge. Karabinierët e Seksionit Operativ, pas konstatimeve hetimore, vendosën të vijojnë me kontrollin e banesës së shqiptarit në provincën Via Farini. Pasi kanë pritur largimin e qiramarrësit, janë ndalur dhe e kanë identifikuar, shkruan “ParmaPress24”

Në ambientet e shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan gati 60 gramë kokainë, të fshehura në vende të ndryshme, disa tashmë të ndara në doza, 1500 euro dhe gjithçka e nevojshme për ambalazhim.

18-vjeçari u arrestua për "trafik droge", ndërsa për të njëjtin krim u denoncua edhe një 21-vjeçar shqiptar që jetonte me të.

I arrestuari është mbajtur në dhomën e sigurisë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. /Dosja.al

itali shqiptar droge

Sondazh

Poll