Bota

Pas Kosovës, Lajçak sot vizitë në Beograd për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes

Lajçak, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, do të qëndrojë në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.

12 Maj 2023, 11:53 Nga f.i
Pas Kosovës, Lajçak sot vizitë në Beograd për
Miroslav Lajçak

SERBI- Pas vizitës një ditë më parë në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak  do të zhvillojë sot vizitë në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Lajçak, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, do të qëndrojë në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë. Në 15 maj, Lajçak do të takohet në kryeqytetin belg me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkovicin.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai, duke shtuar se diskutimi me kryeministrin e Kosovës ishte “shumë intensiv, por mjaft i rëndësishëm”.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Lajçak tha se takimet e 11 majit ishin të dobishme për të si i dërguar për dialog dhe se po niset për në Beograd me informacione dhe përshtypje të reja. Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Beograd dhe Prishtinë pas takimit të 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, ku u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur, por nuk u arrit përparim në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

miroslav lajcak ne serbi

Sondazh

Poll