Bota

"Mos e qëlloni, largohuni prej saj", momenti tronditës që një grua vritet pasi “kërcënoi” me thikë policët (VIDEO)

Policia qëlloi për vdekje Jamie Feith brenda shtëpisë së saj, pasi ajo i kërcënoi me një thikë në prill 2022

12 Maj 2023, 11:28 Nga m.s
"Mos e qëlloni, largohuni prej saj", momenti tronditës
Jamie Feith

SHBA- Policia në veri të Nju Jorkut ka publikuar një video që tregon momentin e tmerrshëm kur një gruaja u qëllua për vdekje nga oficerët, pasi nxori një thikë nga pantallonat e saj.

Policia qëlloi për vdekje Jamie Feith brenda shtëpisë së saj, pasi ajo i kërcënoi me një thikë në prill 2022. Ngjarja e rëndë ndodhi në Hyde Park, rreth 90 milje në veri të Nju Jorkut, dhe përfshinte oficerë nga forcat policore të qytetit, si dhe policia e shtetit. 

Oficerët po i përgjigjeshin një telefonate për mosmarrëveshje në shtëpinë që Jamie Feith, 34 vjeçe, ndante me partnerin e saj dhe tre fëmijët e tyre. Videoja tronditëse fillon me një oficer që shoqëron Feith, e cila ka shenja në fytyrën e saj, raporton "DailyMail".

"Mos e qëlloni, largohuni prej saj", momenti tronditës
Videoja fillon me shoqërimin e Feith nga një dhomë nga një oficer policie. Ajo ka shenja të dukshme në fytyrë

Menjëherë pas daljes nga dhoma, Feith duket se nxjerr diçka nga pantallonat. Oficerët fillojnë të bërtasin: "Thikë!" në mënyrë të përsëritur dhe duke kryer një telefonatë: "911, dërgo një shtesë, ne e kemi një nën kërcënimin e armës". Nga ana tjetër, partneri i Feith që bërtet: Mos e qëllo!”.

"Mos e qëlloni, largohuni prej saj", momenti tronditës
Momenti kur nxjerr thiken

Më pas dëgjohen të shtëna armësh, të cilat pasohen me të qara. "Mos e qëlloni atë", thotë partneri i Feith, më pas dëgjohen dy të shtëna të tjera. Më pas ai thotë: "Jo. Jo. Jo. Jo". E gjithë skena e krimit ndodhi për 20 sekonda. Feith u qëllua në gjoks. 

"Mos e qëlloni, largohuni prej saj", momenti tronditës
Në video dëgjohen katër të shtëna, teksa partneri i Feith qan dhe thotë: 'Jo, jo, jo, jo'

Kur një nga oficerët i heq thikën nga dora gruas, partneri i saj i thotë: "Largohu prej saj. Largohu prej saj". Më pas ai u lutet oficerëve që të mos e vrasin. 

Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Familja e Feith nuk ka komentuar ende për videon. Para vdekjes së saj, Feith postonte rregullisht teori konspirative në lidhje me pandeminë Covid-19.

"Nëse nuk mbron të drejtën tënde për integritet trupor, atëherë asnjë e drejtë tjetër nuk ka rëndësi". Në një postim, Feith e quajti përhapjen e vaksinës një "krim kundër njerëzimit" dhe krahasoi kompanitë farmaceutike me mjekët nazistë. 

Në vitin 2015, Feith u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pasi ajo u përfshi në një aksident. Feith ishte dënuar më herët për drejtim mjeti në gjendje të dehur në vitin 2012. /Dosja.al

jamie feith nju jork

Sondazh

Poll