Bota

Banesa u përfshi nga flakët, babai në Angli 'detyrohet' të hedhë nga dritarja vajzat 7 dhe 4 vjeç

Payne fillimisht hodhi dyshekët dhe më pas vajzat, shtatë dhe katër vjeç, në krahët e banorëve që kishin dalë tashmë nga shtëpitë e tyre të përfshira nga flakët. Fatmirësisht të dyja vajzat kanë shpëtuar me djegje të lehta.

12 Maj 2023, 10:49 Nga f.i
Banesa u përfshi nga flakët, babai në Angli 'detyrohet'
Pamje nga ngjarja

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamshire, Angli ku i bllokuar nga flakët e zjarrit në katin e fundit të një banese, një baba i lutet fqinjëve të kapnin 2 vajzat e tij, ndërsa i lëshonte ato nga dritarja. Mediat e huaja raportojnë se Jay Payne, 26 vjeç, u zgjua mes flakëve pak pas mesnatës të së mërkurës, ndërsa apartamenti i tij në Somerset Court, Gosport, Hampshire, u përfshi nga zjarri.

Payne fillimisht hodhi dyshekët dhe më pas vajzat, shtatë dhe katër vjeç, në krahët e banorëve që kishin dalë tashmë nga shtëpitë e tyre të përfshira nga flakët. Fatmirësisht të dyja vajzat kanë shpëtuar me djegje të lehta.

Jay tha: Ne u zgjuam nga alarmi i zjarrit, hapa derën dhe flakët dhe tymi hynë. Ne po bërtisnim që dikush të na ndihmonte. Unë nxora një dyshek nga dritarja dhe hodha fëmijët e mi jashtë dhe pastaj gruaja ime dhe unë u hodhëm. Ishte shumë traumatizuese! Vajza ime katër vjeçare ka djegur krahët nga maja e gishtave deri te shpatullat.

Zjarrëfikësit u përpoqën për të shuar zjarrin, i cili po hetohet nga autoritetet si një zjarrvënie. Mësohet se katër persona u dërguan në spital me djegie dhe thithje tymi.

angli zjarr ne nje banese

Sondazh

Poll