Bota

Studentja amerikane qesh, këndon dhe kërcen pasi vrau dy persona, teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur (VIDEO)

Melgoza kaloi disa minuta duke kënduar dhe kërcyer në stolin që i ishte kërkuar të ekzaminohej. Më pas ajo shihet duke pyetur oficerin e policisë se kur mund ta kthejë makinën e saj, në mënyrë që të shkojë në shkollë të nesërmen.

12 Maj 2023, 10:23 Nga m.s
Studentja amerikane qesh, këndon dhe kërcen pasi vrau dy persona,
Stephanie Melgoza

SHBA- Zemërim, neveri dhe trishtim ka shkaktuar një video që po bën xhiron e internetit, ku tregon reagimin e një studenteje të dehur në Illinois, pak pasi vrau dy persona me makinën e saj.

Studentja amerikane qesh, këndon dhe kërcen pasi vrau dy persona,

Klipi i postuar në fillim të këtij muaji është kapur nga kamera e trupit të një prej policëve që arrestoi Stephanie Melgoza pas aksidentit fatal, që shkaktoi në 10 prill 2022. E reja duket se është e dehur ku i nënshtrohet testit të alkoolit. Në disa momente shfaqet duke qeshur, ndërsa e ka të vështirë që të ndjekë udhëzimet e policit.


Pamjet që kanë shkaktuar zemërim në mediat sociale janë marrë vetëm pak minuta pasi makina e 24 vjeçares së dehur goditi dhe vrau 43-vjeçarin Andrea Rosevicz dhe 55-vjeçarin Paul Prowant jashtë një lokali në East Peoria. 

Sipas "New York Post", Melgoza u tha oficerëve se kishte konsumuar tre vodka përpara se të ngiste makinën, një sasi që doli të ishte e pasaktë. Një nga oficerët e policisë theksoi se goja e vajzës mbante erë të fortë alkooli, sytë i ishin skuqur dhe kishte vështirësi të fliste në mënyrë koherente, raporton "Protothema".

Vajza u dërgua në spital, për t'u vlerësuar pas aksidentit. Aty u shpalos një tjetër skenë indinjuese, që mendja e njeriut nuk mund ta kuptojë. Melgoza kaloi disa minuta duke kënduar dhe kërcyer në stolin që i ishte kërkuar të ekzaminohej. Më pas ajo shihet duke pyetur oficerin e policisë se kur mund ta kthejë makinën e saj, në mënyrë që të shkojë në shkollë të nesërmen.

Videoja e bisedës së çuditshme u bë virale në Tik Tok, ku shumica e komentuesve shprehën zemërim për qëndrimin e të resë. Mirëpo, ka pasur edhe nga ata që kanë nxituar ta justifikojnë, duke shpjeguar se me siguri ka qenë në gjendje shoku nga aksidenti. 

Studentja amerikane qesh, këndon dhe kërcen pasi vrau dy persona,
Melgoza u dënua me 14 vjet burg


Stephanie Melgoza u dënua pak javë më parë me 14 vite burg, pasi u shpall fajtore për shkaktimin e një aksidenti fatal në gjendje të dehur. Në seancën e dënimit, ajo është përlotur ndërsa ka shprehur pendimin për veprimet e saj dhe se premtoi se nuk do të pinte më. Motra e 43-vjeçarit Andrea Rosevicz kërkoi nga gjyqtari dënimin maksimal prej 28 vitesh për vajzën, por kërkesa e saj nuk u dëgjua. /Dosja.al

shba aksident

Sondazh

Poll