Politike

Akuzat e Bashës për kanabisin, Lleshaj replikë: Ke biografi Lazaratin… meriton veç keqardhje!

3 Tetor 2019, 11:44 Nga DOSJA
Akuzat e Bashës për kanabisin, Lleshaj replikë: Ke biografi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha sot se vendi është për të disatin vit radhazi në listën e vendeve që prodhojnë kanabis në nivele rekord. Në një reagim në rrjetet sociale, Lleshaj thotë se Basha ka si histori jete kanabisin në Lazarat, dhe meriton vetëm keqardhje. Ky vit shton Lleshaj, ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit nga Shqipëria.

“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit! Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës. Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!?”, shkruan Lleshaj.

Por pse reagoi ministri i Brendshëm?

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, kryetari i PD, Lulzim Basha, tha sot teksa po komentonte deklaratën e kryeministrit në Kuvend për negociatat, tha se Rama fsheh faktin se edhe këtë vit është kultivuar kanabis rekord.

Ai ka dështuar me gjithçka dhe i ikën përgjegjësisë. Duke i ikur përgjegjësisë për gjithçka, për mbrojtjen e kriminelëve në qeveri, nga Tom Doshi te Vangjush Dako, nga Pjetri tek Kajmaku, duke e fshehur faktin se edhe këtë vit vendi ka kultivuar sasi rekord kanabisi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e bashes per kanabisin lulzim basha sander lleshaj akuzat e bashes per kanabisin lulzim basha sander lleshaj

Sondazh

Poll