Politike

‘Me ça dekreti hyjnor ta zbatoj’, Rama i jep përgjigje Bashës: Nëse je patriot, eja të bëjmë reformën

3 Tetor 2019, 10:19 Nga DOSJA
‘Me ça dekreti hyjnor ta zbatoj’, Rama i jep përgjigje

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, lidhur me kërkesën që kryeopozitari i bëri për të zbatuar planin e PD për daljen nga kriza. Rama tha se nëse opozita e ka seriozisht planin e saj për të mundësuar hapjen e negociatave, atëherë duhet të ulet një orë e më parë për të realizuar Reformën Zgjedhore.

Edi Rama: Se përndryshe nuk u bëka kjo punë, derisa ju të jeni në gjendje që të mos ikni me vrap kur vijnë ata. Nëse jeni patriot dhe e keni të ndarë Evropën nga qeveria socialiste, duhet urgjent të bëjmë Reformën si fazë të parë. Të ulemi t’i marrim një e nga një rekomandimet e OSBE/ODIHR. Këta të thonë hap krahun, t’a kemi thënë planin zbatoje. Me ça dekreti hyjnor duhet të të zbatoj unë planin? Megjithatë ata janë të mirëpritur, për mua jeni njësoj. Juve këtu dhe ata atje.

Deklarata e kryeministrit u bë në seancën e sotme plenare, ku u diskutua rezoluta për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të marrë dritën jeshile. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha platforma e pd seanca plenare 3 tetor 2019 edi rama lulzim basha platforma e pd seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll