Politike

Akuza/ Rama: Një prokuror në Durrës punon për grupet kriminale, arrestojeni!

3 Tetor 2019, 09:53 Nga DOSJA
Akuza/ Rama: Një prokuror në Durrës punon për grupet

TIRANË– Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë. Teksa po fliste për Reformën në Drejtësi, si kriter kyç për negociatat, Rama tha se vetting-u nuk është pushim nga puna për të shkarkuarit, por pastrim i sistemit. Ai foli për një prokuror në Durrës, i cili sipas tij punon për një organizatë kriminale. Kryeministri nuk e përmendi me emër, por tha se ky prokuror iu bën presion punonjësve të administratës.

Edi Rama: Thonë këta, ça është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do i thërrasë. Dhe do t’ju thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë. Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po se arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia.

Deklarata e kryeministrit u bë në seancën e sotme plenare, ku u diskutua rezoluta për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të marrë dritën jeshile. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prokurori ne durres reforma ne drejtesi seanca plenare 3 tetor 2019 edi rama prokurori ne durres reforma ne drejtesi seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll