Politike

3.4 vite shërbim prove, Tahiri kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

3 Tetor 2019, 10:27 Nga DOSJA
3.4 vite shërbim prove, Tahiri kërkon pafajësinë, ankimon

Tiranë- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon pafajësinë. Ditën e sotme ai ka ankimuar në Gkykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove.

Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për  ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg. Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove.

Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. PD e quajti këtë vendim të turpshëm. Një ditë më parë ankimuan vendimin edhe avokatët e Jaled Çelës, i cili u dënua me 3.4 vite burg. Edhe ish-kryepolici, tashmë në arrati kërkon pafajësinë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tahiri kërkon pafajësinë vendimi për saimir tahirin tahiri kërkon pafajësinë vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll