Politike

‘Gjuz ti je mbret’, Rama përkëdhel deputetin: Ke halle luksi, s’të lëviz njeri nga froni

3 Tetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
‘Gjuz ti je mbret’, Rama përkëdhel deputetin: Ke halle

TIRANE– Kryeministri Edi Rama vendosi t’a mbyllte fjalimin e tij sot në Kuvend për negociatat, me një batutë për deputetin e opozitës së re, Kujtim Gjuzi. Rama e quajti Gjuzin ‘mbret’, ‘lartmadhni’, ndërsa në sallë nuk munguan të qeshurat.

Edi Rama: Madje për ata kam më shumë dhimbje, ju keni hallin e Evropës, ai ka hallin e monarkisë. Po janë halle luksi në krahasim me ata atje. Se erdhi s’erdhi monarkia, ti je mbret. S’të lëviz kush nga froni. Gjuz, ti nuk je i përgjegjshëm, ti je mbret. Lartnmadhni ulu se jemi ende në Republikë. Kështu që miqtë e mi, Reformën Zgjedhore t’a bëjmë mirë. Dhe urgjent. Ata që janë jashtë nuk e duan. Ju s’keni pse të mos e doni. Ata që janë jashtë, nuk e duan sepse një nga ato gjërat që do bëjmë bashkë është që të mos ketë më komisioner politike. Ju me çdo sistem, s’merrni dot komisioner, ju ngelet mbreti në dorë.

Deklarata e kryeministrit u bë në seancën e sotme plenare, ku u diskutua rezoluta për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të marrë dritën jeshile. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi seanca plenare 3 tetor 2019 edi rama kujtim gjuzi seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll