Politike

Negociatat/ Basha: Rama dështoi, gënjen me zgjerimin, 9 kushtet s’kanë lidhje me Gjermaninë (VD)

3 Tetor 2019, 11:08 Nga DOSJA
Negociatat/ Basha: Rama dështoi, gënjen me zgjerimin, 9 kushtet

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët nga selia blu, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.  Basha thotë se Rama po mashtron sërish dhe se Bashkimi Evropian ka shtuar kushtet për Shqipërinë. Pas deklaratës së kryeministrit në Parlament, i cili tha se negociatat kanë ngecur për shkak të vendeve që janë kundër zgjerimit, Basha i është përgjigjur duke thënë se ky është dështimi i tij i radhës pas 6 vitesh.

Lulzim Basha: Është bërë aq i parashikueshëm sa fjalimin e sotëm e parashikova 2 muaj më parë. Negociatat, janë dështim i Edi Ramës. Ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociatat dhe dështoi si në çdo premtim tjetër. Shqiptarët e dinë fare mirë, që ky s’është dështimi i parë, as i dytë dhe as i tretë. Për këtë arsye Shqipëria është në krizë dhe shqiptarët po largohen, ndërsa kushtet shtohen. U bënë 9. Vendet e tjera të rajonit ecin para. Nëse do ishte e vërtetë se këto vende janë kundër zgjerimit, atëherë pse i thonë “PO” Maqedonisë, dhe “JO” Shqipërisë. Ai ka dështuar me gjithçka dhe i ikën përgjegjësisë. Duke i ikur përgjegjësisë për gjithçka, për mbrojtjen e kriminelëve në qeveri, nga Tom Doshi te Vangjush Dako, nga Pjetri tek Kajmaku, duke e fshehur faktin se edhe këtë vit vendi ka kultivuar sasi rekord kanabisi. Jo vetëm heq fajin, por fakton para vendit dhe ndërkombëtarëve, që nuk e do integrimin e vendit. Në një vend të tillë, një kryeministër që bën ligje për të vjedhur vendin e tij, nuk zgjat dot as 24 orë. Cili nga 9 kushtet reflekton probleme të politikës së brendshme të Gjermanisë? Le t’i marrim me radhë? Po 2 kushtet e reja, po gjykata Kushtetuese, është përgjegjësi e CDU/CSU? Është një përpjekje e varfër, e dalë boje për të hedhur vëmendjen gjetkë. Është kapur me presh në duar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave me be lulzim basha edi rama hapja e negociatave me be lulzim basha

Sondazh

Poll