Politike

“Shikoni kryetarin e Bashkisë që mbledh vota”, Përplasja e plotë mes Spahos dhe Topçiut në Maliq: Ik o Mondi, u bëre si adoleshent

Spaho në këtë moment ka filmuar me telefon, traktorët e mbledhur, ndërkohë që thotë se kryebashkiaku u premton qytetarvë që tu regjistrojë traktorët.

12 Maj 2023, 11:55 Nga I.A
“Shikoni kryetarin e Bashkisë që mbledh vota”,
Ilir Pendavinji

MALIQ- Deputeti demokrat Edmond Spaho është përplasur sot me kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu dhe me deputetin socialist Ilir Pendavinji. Përplasja mes tyre ka ndodhur, pasi Spaho po filmonte një aktivitet elektoral të PS-së, por sipas deputetit demokrat, ky takim ishte për blerje votash. Spaho në këtë moment ka filmuar me telefon, traktorët e mbledhur, ndërkohë që thotë se kryebashkiaku u premton qytetarvë që tu regjistrojë traktorët. Nga ana tjetër të pranishmit kanë bërë thirrje që Spaho të largohet nga vendi.

Dialogu mes tyre:

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë traktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.

ilir pendavinji edmond spaho fushata 2023

Sondazh

Poll