Sport

ÇMENDURI ARABE! Messi mund të fitojë një miliard në dy vjet, tundohet me shumë para edhe Verratti nga Al-Hilal...

Ndërsa Lionel Messi mund të fitonte një miliardë euro në dy vjet, Marco Verratti do të merrte gjithashtu një rrogë të çmendur, nëse do të nënshkruante për Al-Hilal.

12 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA

ÇMENDURI ARABE! Messi mund të fitojë një miliard në

ARABIA SAUDITE - Gjithçka është gati për Lionel Messin. Në fund të kontratës së tij me PSG-në në javët e ardhshme, ndërkombëtari argjentinas e gjen veten në zemër të një beteje mes Al-Hilal dhe FC Barcelona, ndërsa MLS do të qënfronte më larg. 

Nëse zemra e tij do ta bënte atë të anonte drejt Barçës, realiteti ekonomik mund të përmirësonte shpresat e ‘Blaugranas’ dhe t’i hapte derën Messit për një mbërritje mbretërore në vendin e Gjirit Persik.

Sepse për të sjellë ‘Pleshtin’, është një rrjet i tërë rreth Messit që mund të rekrutohet (Paredes, Di Maria, Busquets, Alba...). Dhe në këtë listë do të gjenim mesfushorin italian Marco Verratti.

500 milionë euro në vit Messi, 60 për Verrattin?

Abdellah Boulma e konfirmon këtë informacion dhe shton se Kampioni i Botës 2022 mund të marrë shumën modeste prej një miliardë eurosh në harkun e dy viteve, pra një pagë vjetore prej 500 milionë euro. Nuk do të linte jashtë as italiani, pasi edhe ai do të paguhej deri në 60 milionë euro në vit. 

Shumë më pak se bashkëlojtari i tij argjentinas, por domosdoshmërisht shumë më tepër se sa merr aktualisht në kryeqytet. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të mjaftojë për ta bindur ‘Bufin e Vogël’ të largohet kaq shpejt nga Kontinenti i Vjetër. Rast për t'u ndjekur.

ÇMENDURI ARABE! Messi mund të fitojë një miliard në

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll