Sport

Thebes: "Largimi i Busquets është fillimi i rrugës për kthimin e Messit"

Presidenti i La Ligës ka konfirmuar se largimi i katalanasit do të ndihmonte në rikthimin e yllit argjentinas, por se "për të arritur në fund ata duhet të ecin ende shumë metra".

12 Maj 2023, 09:02 Nga DOSJA
Thebes: "Largimi i Busquets është fillimi i rrugës për

SPANJE - Javier Tebas ka folur për COPE dhe ka lënë të kuptohet se largimi i Busquets mund të lehtësojë rikthimin e Messit, por Barça ka ende disa operacione ekonomike për rikthimin e yllit argjentinas.

"Largimi i Busquets është fillimi i rrugës së Messit për t'u rikthyer... Por për të arritur në fund duhet të ecin ende shumë metra. Nuk jam unë ai që do t'u jap dritën jeshile, do të jetë kontrolli i tyre financiar". konfirmoi ai.

Këto deklarata kanë ardhur mes spekulimeve për rikthimin e Leo Messit te Barça. Pas konfirmimit të fundit të largimit të Busquets, Barça do të jetë disi më e lehtësuar financiarisht dhe Tebas ka shfrytëzuar rastin për të sqaruar se kjo është një nga lëvizjet që mund të lehtësojë rikthimin e '10', por që ka ende shumë copa për të zgjidhur këtë enigmë.

(B.T Dosja.al)

Sondazh

Poll