Sport

Tension i madh me një legjendë bavareze në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich...

Numri 25 i bavarezëve, 11 herë kampion i Gjermanisë, mund të largohet nga ‘anija' e Munichut këtë verë!

12 Maj 2023, 09:45 Nga DOSJA
Tension i madh me një legjendë bavareze në dhomat e zhveshjes

GJERAMANI - Sa më shumë përparon sezoni, aq më shumë përkeqësohet atmosfera brenda Bayern Munich... Këtë herë, është një pjesë historike e ekipit që po përflitet shumë: Thomas Muller.

Fund duartrokitjeve për Muller te Munich?  Sulmuesi është i pakënaqur me situatën e tij aktuale, veçanërisht kohën e tij të lojës, e cila është vazhdimisht në rënie. Shpërthimi i Jamal Musialës, si dhe ardhja e Sadio Mané gjatë verës, e zbritën gradualisht atë në stol. 

Për më tepër, ai nuk ndihet më i mbështetur si më parë nga drejtuesit i tij. Një kontekst që mund ta shtyjë ‘fëmijën e shtëpisë’ të largohet nga klubi bavarez një vit nga përfundimi i kontratës, pas 15 sezonesh të kaluar me Bayern Munich. 

Pavarësisht deklaratave të Oliver Kahn, i cili pohon me zë të lartë dhe qartë se "nuk do ta lejonte kurrë të largohej" sipas Bild, mund të jetë numri 25 i bavarezëve, 11 herë kampion i Gjermanisë, mund të largohet së shpejti nga ‘anija’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll