Sport

Ibrahimovic i bën dhuratë vetes një supermakinë 2 milionë euroshe!

Mediat angleze raportojnë se futbollisti me përvojë i ka blerë vetes një model të ri makine Ferrari – “Daytona SP3” me vlerë rreth 2.000.000 euro.

12 Maj 2023, 10:02 Nga DOSJA

Ibrahimovic i bën dhuratë vetes një supermakinë 2

ITALI - Kush nuk është për vete, nuk është as për të tjerët...Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimović ka vendosur të rifreskojë flotën e tij me një makinë të re luksoze.

Mediat angleze raportojnë se futbollisti me përvojë i ka blerë vetes një model të ri makine Ferrari – “Daytona SP3” me vlerë rreth 2.000.000 euro.

Ibrahimović dhe gruaja e tij Helena Seger shkuan në sallonin e makinave me modelin e tyre "Ferrari SF90 Spider" ngjyrë ari, me vlerë rreth gjysmë milioni euro dhe u kthyen në shtëpi me një makinë të re djallëzore që ishte tre herë më e shtrenjtë.

Ibrahimovic i bën dhuratë vetes një supermakinë 2

Makina e re e futbollistit të njohur është prodhuar në vetëm 599 kopje. Shpejtësinë 100 km/h e arrin për vetëm 2,85 sekonda dhe 200 km/h për 7,4 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund të zhvillojë është 340 kilometra në orë.

Ibrahimovic i bën dhuratë vetes një supermakinë 2

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll