Sport

Pas rikuperimit, Manuel Neuer rikthehet në stërvitje me Bayern Munich… (video)

Pesë muaj pas thyerjes së këmbës së djathtë gjatë skijimit, portieri Manuel Neuer u kthye në stërvitje me Bayern Munich të enjten.

12 Maj 2023, 10:45 Nga DOSJA

Pas rikuperimit, Manuel Neuer rikthehet në stërvitje me Bayern

GJERMANI - Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer (37) është rikthyer në fushë pasditen e së enjtes, njoftoi klubi bavarez në rrjetet e tij sociale.

Më 9 dhjetor, pas eliminimit të Gjermanisë në raundin e parë të Kupës së Botës, Manuel Neuer ka thyer pjesën e poshtme të këmbës së djathtë gjatë një shëtitjeje me ski.

“Jam i kënaqur. Ne nuk mund të përcaktoj një kohë kur do të jem në portë. Përpiqem të bëj gjithçka, të shtyj kufijtë, të marr maksimumin që të mund të përparoj dhe të ec përpara sa më shpejt të jetë e mundur”,- tha të enjten kampioni i botës 2014.

Në vazhdën e operacionit të tij, portieri i kishte vënë vetes synimin që të ishte gati për kampin e parë stërvitor veror me Bayern Munich, i planifikuar nga 15 deri më 20 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll