Politike

Negociatat/ Rama pesimist, përdor fjalët e Sami Frashërit: Të mos gënjejmë shqiptarët, s’varet nga ne! (VD)

3 Tetor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Negociatat/ Rama pesimist, përdor fjalët e Sami Frashërit:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për vendimin e BE për negociatat. Rama e nisi fjalimin e tij me fjalët e atdhetarit Sami Frashëri, i cili shkruante në shekullin e 19-të se vendi ishte shumë pranë Bashkimit Evropian. Kjo është prova, tha Rama se si ky proces nuk varet nga Shqipëria, por nga politika e brendshme në Bashkimin Evropian.

Edi Rama: Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropës shumë shpejt mund të hyjë në qytetëri dhe të përzihet me Evropën. Këto janë fjalët që Sami Frashëri i shkruante në fund të shekullit të 19-të. Sot jemi në fillim të shek.21, dhe ajo që Sami Frashërit i dukej e shpejtë, ka kërkuar një shekull në mes, dhe sot s’është një mundësi e shpejtë ende. E për këtë është besoj me rëndësi që të përpiqemi të gjithë t’a nxjerrim debatin për Evropën dhe ecurinë tonë në raport me Evropën nga sherri i përditshëm dhe nga nevoja për të fajësuar njëri-tjetrin, duke gënjyer veten dhe shqiptarët, pasi çështja është shumë e gjerë dhe thelbi është shumë më i thellë se ndërveprimi mes nesh dhe se akuzat kush e ka fajin, pse s’po ndodh.

Dëgjova edhe sot këtu me aq sa mu dha mundësia se a është gati Shqipëria për të hapur negociatat, besoj se pyetja është legjitime dhe meriton një debat dhe kur ngrihet si pyetje retorike dhe merr atë përgjigjen e lehtë dhe përgjigjia argumentohet me Holandën dhe kushtet e Gjermanisë, se medemek qenkan më rigorozë se gjithë vendet e tjera, dhe shikokan më thellë se KE, që paguhet nga të gjithë për të parë më thellë, atëherë ikim nga thelbi dhe futemi në katundin tonë duke u përpjekur që t’ju themi shqiptarëve secili që jam unë ai që duhet të dëgjoni dhe besoni dhe jo parafolësi. Shqipëria është gati në raport me kë? Me çfarë? Këtu fillon një diskutim real, jo një debat i kot, që në vend të fokusojë politikën tek kjo sfidë në fakt bën të kundërtën. Përdor si argumente për të goditur këtu brenda argumente që s’kanë lidhje me këtu brenda. Zero. Sot, cilido nga vendet e BE, që është tanimë i integruar pas rënies së Perandorisë Komuniste, do ishte në pozicionin të hynte ne BE, sot s’do mundte dot të hynte. Sot, çdo vend, nuk do futej dot në BE. Vende që ishin në BE, s’do hynin dot, sepse sot BE është në një debat të brendshëm. Sot debati mes Francës dhe Gjermanisë, atyre që janë pro zgjerimit dhe atyre që nuk e duan zgjerimin, nuk lidhet fare as me argumentet e përdorura këtu për politikë të brendshme.

Deklarata e kryeministrit u bë në seancën e sotme plenare, ku u diskutua rezoluta për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të marrë dritën jeshile. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave me be seanca plenare 3 tetor 2019 edi rama hapja e negociatave me be seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll