Politike

Rama kërkon të marrë 8 milionë euro kredi për rehabilitimin e Lanës, priten të shemben shumë banesa

3 Tetor 2019, 09:52 Nga DOSJA

Tiranë- Kryeministri Edi Rama pritet të marrë një kredi prej 8 milionë euro  për të reahabilituar shtratin e lumit Lana, pasi projektligji të miratohet ditën e sotme nga Kuvendi.

Në vendim thuhet se kjo kredi pritet të merret në Bankën Europiane të Investimeve me qëllimin rehabilitimin e shtratit të Lanës për të shmangur përmbytjet në këtë zonë dhe për zhvillim urban.

Në projekt theksohet: Nëpërmjet këtij financimi synohet të realizohet zgjatimi i bulevardit nga Ura Teknologjike (ku përfundon aktualisht segmenti ekzistues) deri në kryqëzimin me rrugën “Teodor Keko” dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Lana po për këtë segment.”

Por nga ky projekt rrezikojnë të shemben shumë banesa, të cilat padyshim do të pasohen me protesta dhe kundërshti nga banorët.  Sipas qeverisë Rama rehabilitimi i Lan¡s do të jetë i përfunduar brenda shkurt të vitit 2022.

Projektvendimi

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama kredi 8 mln euro rehabilitimi i lanës rama kredi 8 mln euro rehabilitimi i lanës

Sondazh

Poll