Politike

Gruaja ruse dënohet pasi 'përdhosi' varrin e prindërve të Putinit

Prokurorët kërkuan një dënim me kusht prej tre vitesh për Irina Tsybaneva, e cila u akuzua në tetor për përdhosjen e një varri në Shën Petersburg.

11 Maj 2023, 17:56 Nga k.m.
Gruaja ruse dënohet pasi 'përdhosi' varrin e prindërve
Foto ilustruese

RUSI- Një grua 60-vjeçare ruse u dënua me 2 vjet burg me kusht pasi kishte lënë një mbishkrim fyes në varrin e prindërve të presidentit rus Vladimir Putin.

Prokurorët kërkuan një dënim me kusht prej tre vitesh për Irina Tsybaneva, e cila u akuzua në tetor për përdhosjen e një varri në Shën Petersburg me një shënim që përshkruante nënën dhe babain e Putinit si "prindër të një maniaku".

“Vdekje Putinit, rritet një fanatik dhe një vrasës. Merreni me vete,”-shkruhet në mesazh.

Sipas portalit të lajmeve Sota, Cibaneva nuk planifikon të apelojë vendimin. Ajo tha se e shkroi mesazhin pasi kishte parë lajmet për luftën në Ukrainë.

rusi irina tsybaneva

Sondazh

Poll