11 Maj 2023, 13:09
Nga A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se Ministria e Jashtme i ka dërguar një kërkesë së bashku me relacionin shpjegues për të dhënë autorizim në lidhje me çështjen e detit me Greqinë. Teksa u pyet ditën e sotme nga gazetarët për çështjen e detit me Greqinë, Begaj e pranoi se ka një kërkesë të tillë dhe se këtë kërkesë është duke e shqyrtuar.
“Me Greqinë fqinje kemi një çështje dhe po është e vërtetë që unë kam një kërkesë nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e cila është e shoqëruar me një realicion shpjegues.
Si President i Republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal dhe besoj se është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje. Zgjidhja e saj është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, në aktet dhe ligjet ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe të reciprocitetit. Greqia është një partner strategjik i yni por është edhe një partner i rëndësishëm ekonomik. Kemi komunitetin shqiptar në Greqi dhe komunitetin grek në Shqipëri, të cilat janë ura të forta lidhëse të kësaj miqësie dhe këtij bashkëpunimi. Me Kryeministrin Rama unë jam takuar disa herë. Çështjet që unë kam diskutuar kanë qenë publike, janë diskutuar tema të lidhura me sigurinë kombëtare, janë diskutuar çështje të lidhura me shërbimin e jashtëm, me ambasadorët. Komunikimi është institucional, është shumë i mirë. Besoj se është pozitivisht mënyra se si takohemi dhe diskutojmë për çështjet”, tha Begaj.
Tirana dhe Athina zyrtare kanë deklaruar se çështjën e detit do ta zgjidhin në Gjykatën e Hagës./Dosja.al
bajram begaj ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama
Politike
11 Maj 2023, 13:05
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ndau me qytetarët shqiptarë mesazhin para ditës së zgjedhjeve lokale. Teksa ishte n&e...
Politike
11 Maj 2023, 13:02
I.A
Ilir Meta
PUKË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të...
Politike
11 Maj 2023, 12:41
A.B
Andrzej Duda
TIRANË-Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda bëri të ditur se vendi i tij ka një nga prioritet ...
Politike
11 Maj 2023, 12:45
I.A
Asfalti elektoral mbrem
BERAT- Bashkia Berat ka komentuar incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Velabisht po hidhej...
Politike
11 Maj 2023, 12:35
m.s
Andrzej Duda dhe Bajram Begaj
TIRANE- Presidenti Bajram Begaj, mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Andrzej Duda. ...
Politike
11 Maj 2023, 11:47
A.B
TIRANË- Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Be...
Politike
11 Maj 2023, 11:11
m.s
Bajram Begaj dhe Andrzej Duda
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mirëpitur në një vizitë shtetërore Presidentin e Republ...
Politike
11 Maj 2023, 11:05
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...
Politike
11 Maj 2023, 10:59
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se opozita është më e vendosur se kurrë që t...
Politike
11 Maj 2023, 10:53
A.B
TIRANË-Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar në lidhje me dërgimin e...