Politike

KAS vendosi që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të ndahet me PDIU-në, Partia e Lirisë ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

 Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së, ndërsa anëtarin tjetër e ndajnë në KZAZ me numër çift dhe ato tek.

11 Maj 2023, 15:56 Nga k.m.
KAS vendosi që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të
Foto ilustruese

TIRANË- Partia e Lirisë ka ankimuar vendimin e Komisionit të Anikimimit dhe Sanksioneve, i cili ditën e djeshme i la në fuqi vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi, për ndarjen e anëtarit të katërt të numërimit mes Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU-së dhe Partisë së Lirisë. Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së, ndërsa anëtarin tjetër e ndajnë në KZAZ me numër çift dhe ato tek.

Një ditë më parë Komisioni i Anikimimit dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, KZAZ-të, gjatë zgjedhjeve të 14 majit. Anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, gjë të cilët PL e ka ankimuar sërish në Kolegjin Zgjedhor.

pl zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll