11 Maj 2023, 13:50
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë masive më 14 maj, për zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se të gjitha nënat, motrat, gratë dhe vajzat, duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Në tërësi, kreu i PD-së tha se u bën thirrje punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë jam sot këtu për një mesazh, me të cilin dua t’i drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë, të marrin pjesë ditën e dielë në votime. U drejtohem me këtë rast në radhë të parë të rinjve të vendit, të gjithë të rejave dhe të rinjve, të cilët janë sot në Shqipëri. I ftoj të votojnë më 14 maj ndryshimin. Të votojnë të ardhmen, të votojnë për veten e tyre, të votojnë për bashkëmoshatarët që kanë braktisur Shqipërinë për shkaqe të lidhura direkt me politikat e Edi Ramës. U bëj thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave të marrin pjesë më shumë se kurrë në këto zgjedhje. Të bëjnë gjithçka që këto ditë të jenë ditët e përkushtimit të madh, për të bindur edhe qytetarin e fundit për të votuar ndryshimin.
Vota për ndryshimin është një votë që çel dyert për një gjendje më të mirë ekonomike, për një konsolidim të familjes shqiptare, për rroga më të larta, për shkollim më të mirë, për kujdes shëndetësor më të mirë. U bëj thirrje të gjithë burrave, të marrin pjesë në këto votime dhe të votojnë ndryshimini sepse alternativa tjetër është humbja e vendeve të punës dhe largimi nga Shqipëria. Biznesmenëve u bëj thirrje që të votojnë ndryshimin, që të çelin rrugën, dyert për një politikë të re fiskale nga kandidatët e primareve. U bëj thirrje fermerëve të marrin pjesë në votime, të votojnë ndryshimin si kushti më themelor për të pasur sukses në fermat e tyre, si kushti i të gjitha kushteve për të pasur ato subvencione që marrin fermerët e tjerë në rajon. Në tërësi u bëj thirrje punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë.
I garantoj se secili prej tyre që ka zbatuar ligjet, do jetë i respektuar, por vota për Edi Ramën është votë për konsolidimin e narkoshtetit dhe pushtetit absolut të një njeriu të papërgjegjshëm. Edhe njëherë, thirrja ime është të merrni pjesë në votime, mos dëgjoni njeriun që ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Vetë kjo thirrje duhet të zgjojë te ju përgjegjësinë e madhe që keni ndaj vetes, familjes dhe vendit dhe duhet ta ushtroni atë përgjegjësi të lirë. Zoti ju bekoftë!
sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023
Politike
11 Maj 2023, 13:23
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për me...
Politike
11 Maj 2023, 13:09
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se Ministria e Jashtme i ka dërguar një kërkesë së bashku me relaci...
Politike
11 Maj 2023, 13:05
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ndau me qytetarët shqiptarë mesazhin para ditës së zgjedhjeve lokale. Teksa ishte n&e...
Politike
11 Maj 2023, 13:02
I.A
Ilir Meta
PUKË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të...
Politike
11 Maj 2023, 12:41
A.B
Andrzej Duda
TIRANË-Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda bëri të ditur se vendi i tij ka një nga prioritet ...
Politike
11 Maj 2023, 12:45
I.A
Asfalti elektoral mbrem
BERAT- Bashkia Berat ka komentuar incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Velabisht po hidhej...
Politike
11 Maj 2023, 12:35
m.s
Andrzej Duda dhe Bajram Begaj
TIRANE- Presidenti Bajram Begaj, mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Andrzej Duda. ...
Politike
11 Maj 2023, 11:47
A.B
TIRANË- Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Be...
Politike
11 Maj 2023, 11:11
m.s
Bajram Begaj dhe Andrzej Duda
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mirëpitur në një vizitë shtetërore Presidentin e Republ...
Politike
11 Maj 2023, 11:05
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...