Politike

VIDEO-TAKIMI me Ballën, Basha: Montazhe që i fryjnë përçarjes së demokratëve, shpërblim për Ramën

Ish-kreu i PD-së thotë gjithashtu se kjo gjë është një shpërblim mjaft i mirë për kryeministrin Edi Rama.

11 Maj 2023, 14:11 Nga F.M
VIDEO-TAKIMI me Ballën, Basha: Montazhe që i fryjnë
Lulzim Basha dhe Taulant Balla

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar të ketë zhvilluar takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, video e të cilit u publikua një natë më parë në Syri Tv. Në një postim në rrjetet sociale, Basha i konsideron pamjet një montazh, teksa shton se e vetmja gjë për të cilën shërbejnë, është për përçarjen e demokratëve. Ish-kreu i PD-së thotë gjithashtu se kjo gjë është një shpërblim mjaft i mirë për kryeministrin Edi Rama.

Postimi i Bashës: 

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t'i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.

Syri TV publikoi një ditë më parë një video që kishte regjistruar një takim të zhvilluar më 3 dhjetor 2022 mes Bashës dhe Ballës. Në orën 18:04, Basha shihet që futet në ashënso, ndërkohë që vetëm 20 minuta më vonë, në të njëjtin ashensor u fut Balla. Takimi ka zgjatur 50 minuta dhe i pari që largohet nga banesa është Taulant Balla në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që zbret, por përmes shkallëve. 

VIDEOJA E TAKIMIT: 

 

 

 

lulzim basha taulant balla takimi basha-balla

Sondazh

Poll