Politike

(FOTOT) Pas Begajt, Presidenti polak pritet në takim nga Rama

Rama ka ndarë disa foto teksa ka pritur presidentit polak dhe shkruan se është kënaqësi që e takon.

11 Maj 2023, 17:25 Nga f.i
(FOTOT) Pas Begajt, Presidenti polak pritet në takim nga Rama
Andrzej Duda dhe Edi Rama

TIRANË- Presidenti polak Andrzej Duda gjatë vizitës së sotme në Tiranë, pas takimit dhe konferencës për shtyp të presidentit Bajram Begaj dhe homologut të tij polak Andrzej Duda, një takim e ka patur edhe kryeministri Edi Rama. 

Rama ka ndarë disa foto teksa ka pritur presidentit polak dhe shkruan se është kënaqësi që e takon.

Gjatë konferencës së përbashkët me Begaj, Duda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai shtoi se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike dhe Polonia ka treguar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

andrzej duda ne tirane andrzej duda

Sondazh

Poll