Politike

Takimi Basha-Balla/ Meta: Tradhëti e dalë sheshit, ky bashkëpunim dihej prej kohësh

Rrjedhimisht tha se nuk ka çfarë mendimi të japë, por shtoi se kjo gjë i ka sjellë mjaft dëme demokracisë.

11 Maj 2023, 15:19 Nga F.M
Takimi Basha-Balla/ Meta: Tradhëti e dalë sheshit, ky bashkëpunim
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar një tradhëti takimin e zhvilluar mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët në lidhje me videon e publikuar një natë më parë, Meta tha se bashkëpunimi mes Bashës dhe Ballës ka ekzistuar gjithmonë, por tashmë është zbuluar. Rrjedhimisht tha se nuk ka çfarë mendimi të japë, por shtoi se kjo gjë i ka sjellë mjaft dëme demokracisë.

Pjesë nga fjala e Metës:

Nuk kam çfarë opinioni të jap për një bashkëpunim të ditur prej kohësh që i bëri dëme shumë të mëdha opozitës dhe demokracisë, që nga djegia e mandateve, bojkotimi i reformës në drejtësi, etj. Këto nuk kanë qenë rastësi. Në nivelet e larta zakonisht nuk ka gabime, por tradhti. Ajo ka dalë hapur, sheshit prej kohësh

Syri TV publikoi një ditë më parë një video që kishte regjistruar një takim të zhvilluar më 3 dhjetor 2022 mes Bashës dhe Ballës. Në orën 18:04, Basha shihet që futet në ashënso, ndërkohë që vetëm 20 minuta më vonë, në të njëjtin ashensor u fut Balla. Takimi ka zgjatur 50 minuta dhe i pari që largohet nga banesa është Taulant Balla në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që zbret, por përmes shkallëve. Vetë Basha e ka konsideruar montazh. 

ilir meta sali berisha takimi basha-balla

Sondazh

Poll