Bota

LAJM I MIRË- Lija e majmunit; OBSH shpall fundin e emergjencës globale!

Lajmin e dha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

11 Maj 2023, 17:31 Nga k.m.
LAJM I MIRË- Lija e majmunit; OBSH shpall fundin e emergjencës
Foto ilustruese

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli fundin e emergjencës globale shëndetësore të shkaktuar nga lija e majmunëve. Lajmin e dha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në tre muajt e fundit, vendet kanë raportuar pothuajse 90% më pak raste në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

“Dje u mblodh komiteti i urgjencës dhe më rekomandoi që shpërthimi i lisë nuk është më një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Kam kënaqësinë të them se ‘mpox’ nuk është më një emergjencë shëndetësore globale,”- tha kreu i Agjencisë.

OBSH lëshoi ​​deklaratën e emergjencës në korrik, ku u shënua një rritjeje globale, me më shumë se 87,000 raste dhe 140 vdekje ishin raportuar në 111 vende që nga janari i vitit 2022.

tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll