Bota

Pas takimit me Kurtin, Lajçak në Veri të Kosovës: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme

Gjatë takimit kur Lajçak është pyetur për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër dhe shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin, ai është shprehur se nuk duhet të ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim te komuniteti tjetër.

11 Maj 2023, 17:07 Nga f.i
Pas takimit me Kurtin, Lajçak në Veri të Kosovës: Nuk
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës me Albin Kurtin ka vizituar veriun e Kosovës, ku është takuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Gjatë takimit kur Lajçak është pyetur për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër dhe shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin, ai është shprehur se nuk duhet të ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim te komuniteti tjetër.

 “Bashkimi Evropian është shprehur për të gjitha këto çështje dhe qëndrimet tona janë të njohura dhe unë vetëm mund ta përsëris edhe një herë, se ne po angazhohemi që e gjitha që ndikon në jetën e njërit dhe tjetrit komunitet duhen të dakordohet në dialog, që të mos ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër”, ka thënë ai.

miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll