Bota

Të shtëna me armë zjarri në Ontario të Kanadasë/ Vriten 2 oficerë policie, plagosen 2 të tjerë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale, një person i armatosur hapi zjarr ndaj oficerëve teksa ata sapo kishin mbërritur në një banesë në Bourges, rreth 50 kilometra në lindje të Otavës. 

11 Maj 2023, 16:44 Nga a.l
Të shtëna me armë zjarri në Ontario të Kanadasë/
Kanada

KANADA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kanada. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ontario, ku të vdekur kanë mbetur dy oficerë policie, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale, një person i armatosur hapi zjarr ndaj oficerëve teksa ata sapo kishin mbërritur në një banesë në Bourges, rreth 50 kilometra në lindje të Otavës. 

Të tre oficerët u dërguan në një spital të Otavës, ku njëri vdiq, tha policia, duke shtuar se dy të tjerët kanë mbetur të plagosur. Policia ka shoqëruar në komisariat një person. 

vrasje ne kanada

Sondazh

Poll