Bota

ME VIDEO/ Mbajti në dore dy shpatat e mbretit për më shumë se një orë gjatë ceremonisë së kurorëzimit, rrëfehet ministrja konservatore: Piva dy qetësues

Mordaunt është vlerësuar për përmbylljen me sukses të detyrës së saj, e cila tha se u desh të pinte dy qetësues para se të mbante shpatën e shtetit të shekullit të 17-të dhe një shpatë tjetër të mbuluar bizhuteri. 

11 Maj 2023, 17:04 Nga a.l
ME VIDEO/ Mbajti në dore dy shpatat e mbretit për më shumë
Penny Mordaunt

BRITANI- Ministrja konservatore, Penny Mordaunt ka luajtur një rol të rëndësishëm në ceremoninë e kurorëzimit të mbretiti Charles III. Ajo ka mbajtur me të dyja duart për më shumë se një orë shpatat ceremoniale, gjatë ritualit të kurorëzimit të monarkut, shkruajnë mediat e huaja. 

Mordaunt është vlerësuar për përmbylljen me sukses të detyrës së saj, e cila tha se u desh të pinte dy qetësues para se të mbante shpatën e shtetit të shekullit të 17-të dhe një shpatë tjetër të mbuluar bizhuteri. 

“Zbulova se isha bërë meme. I them bravo publikut të madh britanik”, tha ajo.

Ato ishin dy nga katër shpatat e përdorura në ceremoni, një ritual që daton që nga kurorëzimi i Riçard Zemër Luanit në 1189. 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll