Bota

Stano: Zgjedhjet në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse

Peter Stano theksoi nevojën që procesi të zhvillohet në bazë të standardeve demokratike dhe të respektojnë të gjitha palët, sundimi i ligjit dhe vullneti i qytetarëve të Turqisë.

11 Maj 2023, 16:33 Nga f.i
Stano: Zgjedhjet në Turqi të jenë transparente dhe
Peter Stano

EUROPË- Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka theksuar se për BE është e rëndësishme që zgjedhjet e 14 majit në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Mediat e huaja raportojnë se ndër të tjera Stano theksoi nevojën që procesi të zhvillohet në bazë të standardeve demokratike dhe të respektojnë të gjitha palët, sundimi i ligjit dhe vullneti i qytetarëve të Turqisë.

“Turqia është një partner i rëndësishëm për BE-në në shumë aspekte dhe ne po i ndjekim me shumë vëmendje zgjedhjet e ardhshme“,-tha Stanos.

Gjithashtu për BE-në është e rëndësishme që të ketë garanci për pluralizimin mediatik dhe "trajtimin e drejtë të të gjitha partive politike dhe kandidatëve.

zgjedhjet ne turqi peter stano

Sondazh

Poll